Jetët tona tanimë janë bërë shumë komplekse, të bezdisshme dhe përplot stres.
Prandaj, ëndrra më e madhe për të gjithë është të gjejmë kohë për të pushuar në ndonjë ishull. Por, ka disa lajme të mira për ju – ju mund të paguheni duke u pushuar, transmeton lajmi.net.
Këtë verë, ju mund të shkoni në ishullin e Madh Blasket në brigjet perëndimore të Irlandës, dhe të drejtoni një kafene atje.
Qendra e turizmit e Great Blasket postoi një shpallje në Twitter, duke shpjeguar se duhen dy persona për të menaxhuar akomodimet dhe kafenenë në ishull nga deri në tetor të këtij viti.
Ishulli i Madh Blasket i përket një grupi ishujsh në brigjet perëndimore të Irlandës, i cili është më i madhi nga të gjithë.


** Job Vacancy **
— Great Blasket Island (@gbisland) January 10, 2020
A unique position required – looking for long term management of Island Accommodation and Coffee Shop. Couple or two friends.
1st April 2020 – October 2020 accommodation and food provided.
Email Alice on [email protected] for more information pic.twitter.com/RJFfrr4QDH
