Me 22 janar të këtij viti babai i saj e kishte raportuar të zhdukur. Ndërsa natën e kaluar, Policia e Kosovës ka arritur që ta gjej atë në vendkalimin kufitar “Kullë”, duke treguar se e njëjta është hasur nga Policia e Malit të Zi.
Siç raporton policia e mitura nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme.
Viktima e moshës jo madhore ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.
“ Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës”, thekson komunikata e Policisë
Ajo tashmë ndodhet me familjen e saj.







