Ishte zhdukur ditë më parë: Vajza nga Ferizaj gjendet e përdhunuar sekualisht

Policia e Kosovës njofton se një vajzë e cila u zhduk para disa ditësh në Ferizaj, është gjetur dhe dyshohet se u dhunua seksualisht.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Ndër të tjera, nuk raportohet për të arrestuar por thuhet se me rastin po merret prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me 24.08.2020 është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.