“Ishte propagandë kundër personalitetit tim” – Rozeta Hajdari flet për aferën e vajit, grurit e sheqerit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka folur sërish për aferën e grurit, vajit e sheqerit.

Ajo në Tëvë1 ka thënë se raportimet kanë qenë kundër personalitetit të saj.

Ajo e ka pranuar se një pjesë e grurit, vajit e sheqerit nuk ka ardhur.

Deklarata e Hajdarit:

Ishte një propagandë kundër personalitetit tim, ishte rrezik i madh duke komprometuar këto informacionet që janë të ndishme për rezervën shtetërore. Ne kemi rritur rezervën shtetërore për 30 fish më shumë.

0.5% ka munguar në një nga kontratat. Të gjitha kontratat tjera kanë ardhur në Kosovë. Kemi kontrata nga vendet mike, dhe nga operatorët vendorë.

Një nga kontratat për këto mallra nuk është realizuar, ka pasur vonesa, por nuk ka qenë e vetmja për këtë produkt. Janë edhe dy kontrata të tjera për produktet në fjalë. Janë shumë më shumë.

Për operatorin që ka pasur vonesa është munduar gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti për t’u siguruar ardhja e mallit. Departamenti, komisioni që ka negociuar kontratat dhe ka bërë blerjet është munduar në mënyrën më profesionale t’i ofrojë zgjidhjen, por operatori nuk është përgjigjur dhe me datë 8 qershor 2023 MINT përmes zyrës kemi njoftuar avokaturën e shtetit për të zgjidhur këtë kontest.

Nuk kam informacion si ka qenë komunikimi direkt.