“Ishte një fije SHPRESË!”/ Dështon testimi i Remdesivir, medikamenti që do të përdorej kundër COVID-19

Një ilaç antiviral i cili fillimisht u mendua se do të mund të trajtonte coronavirus dështoi në provën e parë klinike.

Shpresat se “Remdesivir” mund të trajtonte COVID-19 ishin të mëdha, por mjaftoi një provë për të kuptuar se ky ilaç nuk pati sukses.

“Medikamenti nuk përmirësoi gjendjen e pacientëve dhe nuk e zvogëloi praninë e patogjenit në rrjedhën e gjakut, thuhej në një prej dokumentave të publikuara aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), transmeton BBC.
Pyetja që na mundon të gjithëve është se kur do të kemi një vakisë?

Firma amerikane që prodhon ilaçin, “Gilead Sciences”, tha se dokumenti kishte keqinterpretuar studimin.

Por, çfarë dimë ne për studimin?

Gjithçka nisi pasi OBSH postoi detaje me bazë të dhënat e provave klinike. OBSH me pas konfirmoi se projekt-raporti është ngarkuar gabimisht.

Ekspertët studiuan 237 pacientë, duke i injektuar ilaçin 158 prej tyre dhe duke krahasuar përparimin me 79 të tjerë. Medikamenti shfaqi efekte anësore të konsiderueshme tek disa pacientë, kështu që u ndaluan provat e mëtejshme.

“Remdesivir nuk u shoqërua me përfitime klinike ose virologjike”, thuhet në përmbledhjen e dokumentit.

Më parë kompania u shpreh se ilaçi kishte rezultuar i suksesshëm tek majmunët, por mesa duket jo tek njeriu.