Ishte modele, por tani jeton në rrugë

Ish-modelja Loni Willison, ish-gruaja e Jeremy Jackson, ka qenë e pastrehë për muaj me radhë dhe nuk duket më magjepsës si më parë.

Kur njerëzit e njohin, ata flasin me të, i japin disa para që ajo të ushqehet.

Shumë burra kanë ‘vuajtur’ për gruan bionde me linja perfekte, ndërsa tani ajo kërkon ushqim në plehra dhe është e pasigurt çdo ditë.

Pesë vjet më parë, ajo pësoi një krizë mendore dhe humbi punën e saj. Ajo kishte miliona dhe tani mezi mbijeton në rrugët e Los Angeles.

Sa herë që fotografët e kapin atë duke kërkuar ushqim, fotot ‘pushtojnë’ gjithë protalet.

Vitin e kaluar, fotografitë u panë nga ish miqtë e saj të cilët ishin tmerruar dhe filluan një aksion për ta hequr atë nga rruga, por nuk ja dolën.

Ajo u tha gazetarëve se nuk ka më telefon, por ka ushqim mjaftueshëm dhe një vend për të fjetur.

Ajo më parë zbuloi se nuk ka bërë dush për një vit sepse është e sigurt që askush nuk do ta përdhunojë në rrugë.

Ajo u martua me Jeremy në vitin 2012, por ata u ndanë shumë shpejt.

Image
Image