Ishte miku i saj më i mirë, Adem Mikullovci shkruan fjalë zemre për të ndjerën Leze Qena

Aktori dhe politikani, Adem Mikullovci ka ndarë dhimbjen e madhe për vdekjen e të madhes, Leze Qena.

Ai kujtoi një moment ndër të fundit që kishte së bashku me të ndjerën: “ Cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”, tha me dhimbje Mikullovci, trasmeton Ballkani.info.

Ky ishte postimi i plotë i Adem Mikullovcit: ELIZABETE- Më shkove edhe ti..!

A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”.. Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett.. Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze-u mbyll.