Ishte me një grua ukrainase në dhomë por policia shfaqet në derë, shqiptari hidhet i zhveshur nga ballkoni

Një 35 vjeçar shqiptar ka bërë bujë ne mediat italiane për shkak të veprimit që ka bërë. Siç raportojnë mediat italiane shqiptari me inicialet M.A ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke u hedhur nga ballkoni gjysmë i zhveshur.

Në momentin që karabinierët kanë hyrë në shtëpinë e tij, ai ishte nën shoqërinë e një gruaje me kombësi ukrainase. Veshur, ai kishte vetëm një palë pantallona të bardha të shkurtra dhe i ka shokuar policët italianë kur është hedhur nga ballkoni.

Pasi u hodh nga ballkoni, ai u përpoq të fshihej mes makinave të parkuara në oborr, por nuk ia ka dalë sepse ka rënë në prangat e policisë. Drejtësia italiane ka lëshuar urdhrin e riatdhesimit shqiptarit M.A.

loading…