Ishte i kërkuar për sulm seksual, arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet O.B (M/K), 29 vjeçar.

Siç njofton Policia, ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, për veprën penale: “Sulm seksual’”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e Policisë dërguar mediave.