Një rast i vdekjes së papritur është raportuar të premten në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.

Sipas raportit policot, më 03.04.2026 rreth orës 17:35, një burrë dyshohet se ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore derisa po qëndronte në një fushë sportive.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.