Ishte cak i sulmit në Veri, flet Donika Kadaj-Bujupi

Ne sulmin me armë ndaj grupit të aletëve kosovar “Kosovo Mountain Club” në Veri të Mitrovicës ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi. Ajo konfirmoi raportimet se ishin cak të sulmit të armatosur nga bandat kriminale.

Ajo u bëri thirrje insitucioneve që të reagojnë dhe të marrin masa konkrete që këto sulme të vazhdueshme të ndërpriten sa më parë.

Njoftimi i plotë:

Sot ne kuader te organizimit te “Kosovo Mountain Club” bashke me plote dashamire te natyres, u nisem drejt majes se Shijak i Bubes ne Zubin Potok. Sic u raportua edhe ne media ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmiresisht nuk pati viktima. U detyruam te kthehemi per sot dhe ngjitjen e  vazhduam ne majen tjeter ne Shale te Bajgores.

Ngjitjet ne majat tona te bukura do t’i vazhdojme edhe ne ditet, javet, muajt e vitet ne vijim. Dhe ate ne gjithe territorin e Republikes pavaresisht tentimeve qyqare per te na ndaluar! Une therrase institucionet qe te reagojne dhe marrin masa konkrete pertej fjaleve ne menyre qe keto sulme te vazhdueshme dhe kahmotshme te nderpriten sa me pare.

Sot ne kuader te organizimit te “Kosovo Mountain Club” bashke me plote dashamire te natyres, u nisem drejt majes se…

Posted by Donika Kadaj Bujupi on Sunday, 9 May 2021