Gjykata Themelore ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit E.B. për vrasjen në Prizren.

Siç shpjegohet në komunikatë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tusus” pas një marrëveshjeje paraprake. I dyshuari dhe viktima i kishin nxitur qentë e tyre në një përleshje dhe pas fjalosjes, i dyshuari e kishte therur me thikë në gjoks duke i shkaktuar goditje fatale. Të njëjtit, sipas Gjykatës, kishin qenë shokë.

I pandehuri pas kësaj vepre ka ikur në drejtim të fshatit ndërkaq viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital në Prizren e më pas ka vdekur në QKUK.

E.B. dyshohet të ketë kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.