Ishin shëruar nga koronavirusi: 179 pacientë rezultojnë sërish pozitivë

Edhe 16 persona të tjera, të cilët ishin shëruar nga koronavirusi dhe përfunduan edhe periudhën e karantinës, kanë rezultuar sërish pozitivë me Covid-19, njoftuan të dielën autoritetet në Korenë e Jugut.

Kjo do të thotë se 179 persona në total kanë rezultuar sërish pozitivë, pasi përfunduan edhe periudhën e karantinës, nga 8,042 persona që janë shëruar nga Covid-19 deri tani, tha drejtori i qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Korenë e Jugut, Jung Eun-Kyeong, transmeton A2.

Deri tani është ende e paqartë se pse këta persona rezultojnë sërish pozitivë. Shumica e ekspertëve janë shprehur se nuk ka mundësi që virusi të rikthehet menjëherë pas shërimit. Jung theksoi se një hetim i thelluar epidemiologjik është duke u zhvilluar për të zbuluar shkakun.

Shumica e rasteve rezultojnë pozitiv pas një mesatare prej rreth 13 ditësh pas daljes nga karantina.