Bardhi

‘Ishim në bodrum kur na sulmuan’, Bardhi rrëfehet për përjetimet gjatë luftës

Këngëtari nga Kosova, banorë në BBVA, Bardhi ka rrëfyer një histori të dhimbshme të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Siç tregon ai, ishte vetëm 3 vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata, por fatmirësisht arritën të shpëtonin. Më i dhimbshëm ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.

“Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai.