Ish’diplomati Peci: Në programin e Qeverisë Kurti, partneriteti strategjik me ShBA’në nuk figuron fare

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka komentuar shpalosjen e programit Qeverisës për katër vitet e ardhshme nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Ish-diplomati Peci ka thënë se në programin qeverisës të Qeverisë Kurti 2, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmenden vetëm shkarazi e pjesën e menaxhimit të ndërmarrjeve publike.

Por, në aspektin e politikës së jashtme, Peci thotë se në programin qeverisës të Kurtit, “miqësia e përhershme dhe partneriteti strategjik” me Amerikën nuk figuron fare.

“Nje gje me beri shume pershtypje gjate leximit te programit te Qeverise se Kosoves, dhe ate qe SHBA-te permenden vetem shkarazi ne pjesen e menaxhimit te ndermarrjeve publike, ndersa ne politiken e jashtme, “miqesia e perhershme dhe partneriteti strategjik” me Ameriken nuk figuron fare.
No Comment!”, shkruan Peci.

Kujtojmë se Qeveria Kurti ka miratuar dje planin Qeverisës për vitin 2021/2025.