Ish-zyrtari i lartë amerikan: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nxorën në pah boshllëqet e NATO-s

Ish-diplomati amerikan dhe anëtari i Shërbimit të Lartë Ekzekutiv, James Lewis mendon se sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë tregojnë se dështimi për t’iu përgjigjur aktivitetit kibernetik minon parandalimin.

Lewis u ndal te debati mbi atë se çfarë përbën “përdorim force” në operacionet kibernetike është i lidhur gjithashtu me përkufizimin e “sulmit të armatosur”.

Ky i fundit shkakton detyrimet e mbrojtjes reciproke të Nenit 5 në Traktatin e Atlantikut të Veriut të NATO-s.

Sipas zëvendës presidentit të CSIS-s, termi është lënë qëllimisht i papërcaktuar në traktatin e NATO-s dhe të tjera si ai, në mënyrë që të ofrohet liri për të përcaktuar nëse aleanca duhet të ndërmarrë veprime hakmarrëse.

“Në këtë rast ishte e diskutueshme, pasi Shqipëria vendosi të mos i kërkonte NATO-s të thirrej në nenin 5, pavarësisht se e kishte shqyrtuar shkurtimisht atë”, analizon Lewis.

Ai shtoi se aleanca ka punuar në përcaktimin e llojeve të operacioneve kibernetike që do të nxisnin Nenin 5 duke filluar nga viti 2007.

Kohë kur Rusia shënjestroi Estoninë me sulme kibernetike të nivelit të ulët pasi Talin-i vendosi të zhvendoste një statujë përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore të epokës sovjetike për ushtarët rusë.

Pas vitesh diskutimi, NATO vendosi që një sulm kibernetik mund të kualifikohej si një sulm i armatosur dhe të shkaktonte nenin 5, por nuk ka gjasa që veprimet e Iran-it kundër Shqipërisë të arrijnë këtë prag.

“Vendimi i Shqipërisë për të dëbuar stafin e ambasadës iraniane dhe për të ndërprerë marrëdhëniet me Teheran-in ishte një fillim i mbarë, por SHBA-të dhe aleatët e saj në NATO kanë më shumë punë për të bërë për të sqaruar qëndrimin e aleancës për parandalimin e sulmeve kibernetike dhe për t’iu përgjigjur atyre që ndodhin”, vëren ish-zyrtari amerikan.

Për ekspertin e teknologjisë, pavarësisht thirrjes së shpeshtë të parandalimit kibernetik nga SHBA-të dhe NATO, Irani me sa duket nuk u ndje i trembur.

“Kjo nuk është befasuese, pasi deri më sot, pothuajse asnjë veprim kibernetik nga ndonjë sulmues nuk ka rezultuar në një përgjigje tjetër përveç atribuimit publik, qortimit diplomatik dhe sanksioneve”, vijon në analizën e tij Lewis.

Ai bën thirrje për përcaktim të mëtejshëm publik nga SHBA-të dhe NATO se çfarë lloj veprimesh në fushën kibernetike ngrihen në pragun e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 dhe cila do të jetë përgjigja ndaj veprimeve që nuk arrijnë në atë prag.

“Kjo kërkon zhvillimin e një menuje përgjigjesh ndaj sulmeve kibernetike, një përpjekje që është duke u zhvilluar. Por gjithashtu kërkon të shihet për t’i përdorur ato”, sqaron ish-diplomati.

Në përmbyllje, Lewis paralajmëroi se kjo vetëm do të inkurajojë veprime më agresive kibernetike në të ardhmen, të cilat mund të përfundojnë duke gërryer sigurinë e NATO-