Është gjetur fëmija 2-vjeçar nga fshati Terpezë i Malishevës, i cili kishte humbur mbrëmë.
Për gjetjen e fëmijës 2-vjeçar është angazhuar edhe ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili ka njoftuar se fëmija është gjetur dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Vogëlushi nga Terpeza e Malishevës u gjet shëndosh e mirë fal bashkëpunimit të FSK-së, Polci, vullnetar e qytetarë”, ka thënë ai.







