Ish-ushtari i UÇK-së i del në ndihmë familjes që ta gjejë gruan e zhdukur në Prishtinë: Tregon vendet se ku do të kërkojë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka bërë të ditur që nga sot do të angazhohet në mënyrë private ta gjejë Remzie Mustafën, gruan e humbur në Prishtinë.

Po bëhen gati një javë qëkur Remzie Mustafa, 59 vjeçe, ka humbur në Prishtinë.

Njëri nga fëmijët e saj po kërkon ndihmë vazhdimisht nga qytetarët për ta gjetur atë.

Sipas informatave, ajo ka dalë nga shtëpia të mërkurën e 6 nëntorit nga ora 17:00 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.

E ndërsa ka qenë Ridvan Tahiri, një ish-pjesëtar i UÇK-së dhe tani themelues i një agjencie për siguri private në Kosovë, që ka ofruar ndihmë te familja dhe Policia, që t’i bashkohet kërkimit për gruan e humbur.

Ai mbrëmë në një status në Facebook ka kërkuar ndihmë nga miqtë që të bëhen bashkë me të dhe ta gjejnë Remzie Mustafën.

Tutje Tahiri ka treguar vendet në të cilat do të kërkohet për ta gjetur atë.

“Do të kërkohet në ndërtesa të pabanuara, garazhe të pashfrytëzuara, park dhe male përreth, si dhe bodrume të banesave”, ka shkruar ai.

Sipas tij, të gjitha këto kërkime do të bëhen me leje të pronarëve të këtyre pronave.

Ndërkaq, familja ka lëshuar për thirrje edhe një numër të telefonit në rast të ndonjë informacioni rreth Remzie Mustafës.

Familja ka lutur të gjithë që të telefonojnë në numrin 044226678, për çdo informatë.

loading…