Ish-ushtari i UÇK-së i cili ende fle me uniformë

Flamuri dhe uniforma e shoqërojnë kudo. Muhamed Kuka nga Ferizaj, ish-ushtar i UÇK-së, çdo ditë viziton nga një qytet të Kosovës, kështu duke nderuar dëshmorët e luftës.

Ndryshe, Kuka njihet edhe si personi i cili që nga viti 1968 ka marrë pjesë në çdo protestë të organizuar për ta mbrojtur vendin.

Një karakter të tillë e kishte qysh kur ishte fëmijë.

Gjatë viteve të para luftës, ai është torturuar, madje edhe ishte arratisur tri herë nga burgje të ndryshme.