Avdulla Bajraktari nga Skënderaj, i cili ishte ushtar në UÇK, tani si pensionist i FSK-së merret
me bujqësi.

Ai posedon një nga pemishtet më të mira në komunën e Skënderajt.

Avdullai punon bashkë me gruan dhe djemt e tij ku ka një siperfaqe prej 1.4 hektar shumica e së ciles është molla dhe dardha, ndërsa posedon edhe kumbulla, qershija e vishnje, ka treguar fotografi Sefer Aliqkaj i cili e ka vizituar sot.

Postimi i plotë:

Në vazhden promovimit të bujqësisë, sot isha të pemishtja e Avdulla Bajraktarit në Klinë të Epërme, Skenderaj.

I cili tërë jetën ja kushtoj qështjes Kombëtare, Një Ekonomist i shkëlqyer, nderë të parët në UÇK- si Komandant Togu, Major në TMK, Shef i Menaxhimit në Komanden e Logjistikës në FSK, dhe tash Kolonel në Pension nga FSK-ja.

Avdullahu tash si pensionist, me punën dhe përkushtimin e tij, posedon
një nder pemishtet më të mira në Komunën e Skënderajt!

Avdullahi punon bashkë me gruan dhe djemt e tij ku ka një siperfaqe prej 1.4 hektar shumica e së ciles është molla dhe dardha, ndërsa posedon edhe kumbulla, qershija e vishnje.