Ish-të dashurit shijojnë modelet, Selena Gomez ende në kërkim

Ajo mund të jetë një prej yjeve të popit me hitet më të mëdha në botë, por kur vjen puna te dashuria ndryshojnë gjërat. Selena Gomez njihet për historinë e dashurisë me Justin Bieber dhe The Weeknd, të cilët po shijojnë romancat me dy modele të njohura.

Ylli i popit vijon të mbetet beqare dhe për të është e rëndësishme që të gjejë dikë, i cili nuk e pëlqen vetëm për pamjet e jashtme.

“Unë nuk i vlerësoj njerëzit që më gjykojnë bazuar në paraqitjen time apo dicka e tillë. Unë thjesht mendoj se bota ka kaq shumë ekspozim ndaj gjithckaje sa është bukur të vishesh dhe të ndihesh mirë. Unë ndihem mirë kur djemtë më thonë, “Je e bukur”. Unë jam, thjesht dua që dikush të më dojë për personin që jam. Kjo ka rëndësi për mua”, tha ajo në një intervistë për ‘Dream It Real’.

The Weeknd po shijon lidhjen me modelen Bella Hadid, ndërsa Justin Bieber është martuar me modelen Hailey.