Ish shefi i Ushtrisë serbe: S’është befasi nëse Kosova anëtarësohet në Interpol

“E kam ndërgjegjen e pastër për gjithë çfarë ka ndodhur në Zonën 37 të Brigadës së Motorizuar më 1999” në Kosovë, ka thënë ish-shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq dhe ka shtuar se nuk do të befasohet nëse Kosova pranohet në Interpol në Dubai.

“Realiteti është i tillë sa nuk duhet të na befasojë nëse Kosova pranohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, Interpol”, është shprehur ai.

I pyetur në lidhje me parashikimet se nëse Kosova pranohet në Interpol, ai do të jetë njëri nga të akuzuarit për krime lufte të kryera gjatë luftës më 1999, ai u përgjigj se “Unë jam problemi më i vogël. Problemi i madh do të jenë ata që kanë komanduar … që kanë marrë pjesë në aksionet luftarake më 1999 në Kosovë. Të gjithë ata mund të jenë në listën për arrestime”, ka thënë ai për mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

“Nuk ka problem, e kam ndërgjegjen e pastër. Se çfarë do të ndodhë mbetet të shohim”, është shprehur ai. “Paditë janë vetëm akti përfundimtar i NATO-s në Kosovë që ga bombardimet”, ndërsa nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për faktin se “fshihen krimet e UÇK-së”.

Votimi për pranimin e Kosovës në Interpol do të mbahet nesër. Do të jenë delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që me 2/3 e votave do ta përcaktojnë faktin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. /Ballkani.info/