Ish-shefi i Departamentit “K” të Shërbimit inteligjent rus (FSB) dënohet me 7 vjet burg

Gjykata ushtarake ruse e ka dënuar ish-shefin e Departamentit K, të Shërbimit të brendshëm inteligjent rus (FSB), Kirill Cherkalin, me 7 vite burg.

Nënkoloneli Kirill Cherkalin,  ishte shef i Departamentit K, njësia e sektorit financiar të FSB-së, njësi e cila ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e sektorit bankar të Rusisë.  Charkalin kishte abuzoi me pozitën e tij duke pranuar ryshfet nga zyrtarët e bankave, ryshfete të cilat shkojnë deri në 850 mijë dollarë.

Nënkoloneli Kirill Cherkalin, ishte arrestuar në muajin prill të 2019-së, së bashku me dy oficerë të tjerë të FSB-së, Dimitry Frolov dhe Andrey Vasilyev.  

Gjykata ushtarake ka vendosur që pos dënimit prej 7 viteve, Cherkalinit ti merret grada e nënkolonelit, çmimet shtetërore që i kishte marrë gjatë shërbimit, si dhe të mos ketë të drejt të mbaj pozita në shërbimin civil pas daljes nga burgu edhe për tri vite. Cherkalinit si pjesë e dënimit do ti llogariten edhe dy vite sa kishte qëndruar në paraburgim, andaj në burg do të qëndroj vetëm 5 vite.