Ish-shefi i Agjencisë Anti Korrupsion, Hasan Preteni ka bërë një denoncim nda bankës NLB, e cila thotë se e ka gjobitur me 5 euro për arsye se është vonuar 16 ditë që t’ia kthejë bankës 2 centë.

Preteni ka bërë një analogji, duke thënë se dënimi do të ishte 500 euro sikur ai t’ia kishte bankës borxh 50 euro.

“I keni borxh 0.02 euro ( 2 cent) banka te dënon me 5 euro! Po ti keni borxh 20 cent dënimi 50 euro e mos e bo Zot, ti keni borxh 50 euro dënimi 500 euro (analogji). Kështu funksionon banka NLB!”, ka shkruar Preteni.

Sipas mesazhit që Preteni e ka ndarë me miqtë e tij në rrjete sociale, banka ia ka bllokuar edhe kartelën atij për borxhin dycentësh.