Ish-punojësi i diktatorit Enver Hoxha që sulmonte Skënderbeun, në listën e VV’së

Lista e kandidatëve për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje është komentuar mjaft shumë për përfshirjen e disa njerëzve me prapavijë problematike.

Në mesin e 110 kandidatëve, në këtë listë është përfshirë sërish profesori nga Tirana, Hysamedin Feraj. Ai ishte në listën e kësaj partie që në zgjedhjet e para kur partia e Albin Kurtit iu nënshtrua procesit zgjedhor, në vitin 2010, si dhe në zgjedhjet e fundit, me 6 qershor 2019.

Por, kush është Hysamedin Feraj? Zoti Feraj ka origjinë nga Kosova, saktësisht nga Gjakova. Për rreth 28 vite ai ishte profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, ku kishte themeluar edhe degën e Shkencave Politike, si dhe ishte anëtari Senatit dhe Këshillit të Fakultetit.

Në vitin 2014 ai u shkarkua nga puna nga dekani i këtij fakukteti, Theodhori Karaj, me arysyetimin për papërgjegjësi në orarin e punës. Megjithatë, kjo është vetëm historia e vonshme e kandidatit për deputet nga VV, i cili dy here nuk arriti të kishte mjaftueshëm vota për karrigen e deputetit.

Ferja njihet si autori i disa librave dhe i shumë shkrimeve publicistike, mes të cilave ai ka shkruar edhe për figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kasrioti-Skënderbeu. Lidhur me këtë të fundit, Ferja shkruan: “Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve.

Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi”. Këtë qasje ndaj figures së Skënderbeut e hasim shpesh brenda ekstremit fetar islam, ku ai zhveshet nga petku i heroit kombëtar dhe reduktohet vetëm si “atlet i krishterimit”. Por, edhe zoti Feraj akuzohet si një nga figurat që ka ndikuar në shpërndarjen e islamit politik brenda shqiptarëve, e madje që në vitet e ’90-ta.

Profesori nga Tirana ishte nënkryetar i partisë “Rimekëmbja” gjatë këtyre viteve, parti kjo që drejtohej nga Abdi Baleta, dhe që mbante një linjë nacionalisto-islamiste. Megjithatë, angazhimi i Ferajt në politikë ishte edhe më i hershëm. Ai ishte edhe pjesë edhe e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke qenë punojës i Institutit të Studimeve Marksist-Leniniste, i drejtuar nga Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha.

Lidhja e tij me këtë regjim vërehet edhe në një video, ku zoti Feraj me grushtin në kokë shihet teksa bën homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Enver Hoxhës.

Profesor Hysamedin Feraj ka qenë mjaft i ashpër në rrjete sociale, veçanërisht me sulme ndaj LDK-së, pas prishjes së koalicionit VV-LDK. Po ashtu ai nuk ka kursyer fjalët e ashpra as ndaj administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, e veçanërisht ndaj ambasadorit Richard Grenell.