Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se në sektorin publik dhe privat në Kosovë nuk ka vend për korrupsion, për klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake. Sipas Jahjagës, edhe 20 vjet pas luftës, shteti i Kosovës ballafaqohet me probleme të mëdha, e që si pasojë e tyre qytetarët po braktisin vendin në drejtim të një jetë më të mirë.
Për këto, ish-kryetarja e shtetit ka folur në një ceremoni të organizuar nga KUSA në Prishtinë.Në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s – “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”, gjatë fjalimit të saj, ish-presidentja e Kosovës, tha se sektori privat në Kosovë po zhvillohet me vështirësi.
Jahjaga tha se është shqetësues fakti që Kosova po e humb kapitalin njerëzor, një prej resurseve më të mëdha e të rëndësishme të shteti posedon.
Këtu, ai mendoi për të rinjtë, për të cilët tha se në pamundësi të jetësimit të potencialit të tyre, ata po e braktisin vendin.
Jahjaga, e cila për një mandat e drejtoi institucionin e presidentit në Republikës së Kosovës, tha se nëse vazhdohet me këtë trend dëshpërues, vendi rrezikon të kthejë prapa çdo përparim dhe çdo të arritur.







