Ish-presidenti kroat Stipe Mesiq shpallet qytetar nderi në Prizren

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili, ka shpërndarë një fotografi me ish-presidentin kroat Stipe Mesiq, ku tregon se ky i fundit është shpallur qytetar nderi në Prizren.

Krahas fotografisë së publikuar, Xhelili ka shkruar:

Stipe Mesiq ish Presidenti i Kroacisë sot u shpall qytetar nderi i Prizrenit! Zoti Mesiq ka dëshmuar në vazhdimësi se është mik dhe përkrahës i Kosovës! Prizreni ka nderuar mikun tonë dhe është i nderuar që nga sot e ka qytetar nderi Presidentin Stipe Mesiq!