Ish Presidentit i ShBA-ve George W. Bush ka falënderuar Agim Rexhepin, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për ftesën që ta vizitojë shoqatën e tij.
Zyra e Presidentit përpos që e njofton z. Rexhepin që Presidenti Bush e falënderon për interesin, ai i dërgon dëshirat e tija më të mira.
Presidenti Bush në letër po ashtu shkruan:
“Ftesa e juaj e matur paraqet një mundësi kuptimplotë, fatkeqësisht, orari i presidentit George W. Bush nuk do të lejojë asnjë angazhim shtesë dhe se ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj”.
“Presidenti Bush ju falënderon për interesin tuaj dhe ju dëshiron gjitha të mira”, thuhet në fund të letrës
E vlen te potencohet fakti që deri më tani kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” z. Agim Rexhepi ka marrë disa letra në emër të Presidentit George W. Bush.







