Sqarimi

Ish-partnerja e Endrikut reagon për dramën e banorit në BBVA

Teksa të gjithë menduam se “drama” e vetme që Endriku do sillte në Big Brother do ishte lidhja e tij me Sarën e para disa viteve, gabuam!

Vazhdimisht Endriku përmend në shtëpi djalin e tij dhe nga bisedat lë të kuptohet se djalin e ka me bashkëshorten aktuale, por edhe kjo nuk është kështu.

Evangjelia, një tjetër nga ish-partneret e tij, ka ndërhyrë për të sqaruar situatën.

Në një Instastory ajo sqaron se “fëmija është i saj dhe jo i nuses së Endrikut”.

Ajo thotë se ndër të tjera Endriku ka frikë t’ia përmend emrin, pasi kështu do të dalin në pah arsyet e vërteta të ndarjes së tyre.

Deklarata e plotë:

“Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre!

Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmëndi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në greqi dhe pavarësishtë veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurr keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojn cdo limit!

Lëreni djalin tim jashtë botës së medjave se nuk I duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që I duhet nga unë!