Një ish modele nga Britania e Madhe Elizabeth Hoad do të martohet me kafshë, pasi ka hequr dorë përfundimisht nga meshkujt. 49-vjeçarja ka vendosur të lidhë jetën me një qen të racës “Golden Retriever”, të cilin e ka quajtur Logan.
“Kam pasur 220 takime dashurie në tetë vitet e fundit. Përgjithësisht, çdo histori ka përfunduar keq. Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më ka braktisur dhe ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është mënyra ime për të thënë se do të jemi bashkë përgjithmonë”– është shprehur modelja.
Në dasmën ku do të marrin pjesë 20 persona, ky i fundit do të mbajë një orë, një kapelë, xhaketë dhe kravatë, sikur të ishte me të vërtetë një mashkull.
