Ish-miss Kosova, Xhlu Nura tash e 12 vite nuk është pjesë e ekraneve televizive.

Ajo në një intervistë për T7 ka rrëfyer shumë nga jeta e saj private dhe profesionale.

Nura njihet si njëra ndër ato e cila vazhdimisht promovon fuqinë e gruas.

Ndër të tjerash ajo ka folur edhe për skandalin me ish të dashurin e saj. Tregoi se ai ishte një nga momentet më të vështira të jetës, por gjeti fuqinë për të vazhduar tutje dhe me këtë rast pati një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë.