Një ditë më parë qarkulloi në rrjet lajmi se moderatorja Sara Gjordeni ka qenë në një lidhje me reperin kosovar, Skivi.
Por këtë lajm ajo e ka përgënjeshtruar vetë, pak orë më pas. E revoltuar ajo shprehet në instastoryn e saj me video duke thenë: ‘Po lexoj tituj absurdë t tipit: Moderatorja në lidhje me x i cili e tradhëtoi! Ku e gjetët këtë? Unë në intervistën nuk kam përmendur asnjë emër!
Këto aludime dolën pas intervistës së saj të dhënë në një emision në RtvOra datën 18 dhjetor.
Duket se gazetarët e këtij shoë kanë bërë një gafë të madhe, duke përmendur kështu, emrin e një personazhi, të cilin Sara realisht nuk e përmend në emision.
“Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me të. Turp për ju portale që i merrni lajmet zinxhir pa e pare intervistën. Është 2020!” – vazhdon ajo.
Kujtojmë se Gjordeni është aktualisht prej 3 vitesh në një lidhje me një person jo publik.







