Ish-ministrja Hoxha s’e pranon fajësinë për korrupsion

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane dhe të tjerët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Vite më parë këta të pestë punuan në një vend.

Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet brutalisht “E bukura e Bagdadit”…

E pikërisht dyshimet se kryen keqpërdorime në punë ishte arsyeja që u paraqitën në gjykatë.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretari Kushtrim Cukaj, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kur të gjithë pjesëmarrësit u paraqitën në sallë, u hap edhe seanca e parë shqyrtuese ndaj tyre nga kryetari i trupit gjykues.

Pas hapjes së seancës, radhën e kishte leximi i aktakuzës me të cilën ngarkohen pesë të akuzuarit.

Prokurorja e rastit tregoji në detaje se për çfarë veprime akuzohet ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Pas leximit të aktakuzës, u deklaruan edhe të akuzuarit.

Kur gjykatësi Arben Hoti po planifikonte caktimin e seancës së dytë, reagoi njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Ky propozim u pranua nga kryetari i trupit gjykues i cili me këtë e mbylli edhe këtë seancë.

Pas seancës, u deklarua edhe avokati mbrojtës, Tahir Rrecaj i cili tregoi se do të paraqes kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 7 korrik të këtij viti.