Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka thënë se jostabiliteti politik në Britani do të shfrytëzohet nga interesat ruse në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Boris Johnson dha dorëheqje sot nga posti i shefit të partisë dhe të shefit të qeverisë.

“Fatkeqësisht, jostabiliteti politik në Britani të Madhe – sado e përkohshme – do të jetë në favor të interesave malinje ruse në Ukrainë dhe Ballkan Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj.

Unfortunately, the political instability in the #UK – no matter how temporary – will work in #Russia’s malign interest(s) in #Ukraine & #WesternBalkans.

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) July 7, 2022