Ish-ministri rus: Putini llogariti gjithçka gabim

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë ka folur sot në një program të BBC-së.

I pyetur nëse planet e Vladimir Putin për të dobësuar NATO-n kanë dështuar pasi vendosi ta sulmojë Ukrainën, Andrei Kozyrev thotë se “ai (Putin) llogariti gabim gjithçka”, raporton BBC.

Tutje, ai kritikoi edhe vendimet e kaluara të Putinit, duke thënë se Rusia është “në rënie” sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Kujtojmë se Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsin në vitet 1990.