Ish-ministri prej AAK-së i lëvdon ministrin e Kurtit dhe shefin e AKI-së, Vlora Çitaku i reagon

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti, Selim Selimi, përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, ka lavdëruar ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, Armend Mehaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovarë për Inteligjencë, Petrit Ajetin.

Selimi ka thënë se kemi dy emërime që po më japin shpresë se partneriteti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon, këta janë Ministri Mehaj dhe Drejtori i AKI-së Ajeti, të cilët sipas tij janë duke bërë punë të mirë dhe e meritojnë përkrahjen.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i ka reaguar këtij postimi duke thënë se nuk e di çfarë ka bërë Ministri Mehaj përveç lajmit për ndalesa të automjeteve dhe as nuk e ka dëgjuar ende duke elaboruar ndonjë gjë. Ndërsa, në AKI është shkarkuar një profesioniste e cila ka qenë aty që nga themelimi, turp.

Pas kësaj i është përgjigjur Selimi, duke thënë se pajtohet se shkarkimi i Vlorës është turp dhe se kjo gjë është sharada e Kryeministrit për kontroll dhe se nuk beson që është pyetur Ajeti pasi nuk ka fuqi kushtetuese për këtë veprim.