Ish- ministri me akuza të rënda ndaj Nismës : E ka nuhatur rrezikun, shpëtimin e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamentin e sheh vetëm në TV

Ka qenë anëtar i Nismës Social Demokrate, edhe ministër nga radhët e tyre, por tani si i dorëhequr nga kjo parti, Bajram Hasani është duke “hedhur” akuza ndaj ish- partisë së tij, shkruan Ballkani.info.

Hasani thotë se Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që po i kanoset, sepse është larg pragut, prandaj ka filluar flirtin me PDK-në e LDK-në.

Sipas tij, Nisma po të garonte e vetme nuk do t’i arrinte as 2 për qind.

“Nëse kurgjo tjetër, Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që i po i kanoset, sepse është larg pragut, ka filluar flirtin me PDK-në e LDK-në.

Nisma i ka 10-12 mijë vota dhe në koalicion me cilëndo parti vetëm do ta dëmtonte duke ia marrë deri në pesë deputetë, sepse i organizojnë strukturat që votën ta orientojnë në një listë prej 5 personave. Kurse po të garonte e vetme nuk do t’i arrinte as 2%”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Hasani ka shtuar se Nisma “shpëtimin e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamentin e sheh vetëm në TV”.

“Shpëtimin e vetëm Nisma e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamenti e sheh vetëm nga TV.

Po më bën përshtypje edhe transformimi i Bilall Sherifit. Nga njeriu që villte vrerë kundër PDK-së në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta”, ka përfunduar Hasani./Ballkani.info./