Ish-ministri i Tregtisë tregon nëse do të kandidojë për deputet
Ish-ministri i Tregtisë, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Hasani ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hasani ka thënë që këtë vendim e ka marrë për arsye personale.
Ai ka shprehur mbështetjen e tij që lideri i AAK’së të jetë president.
“Pas shumë pyetjeve e mesazheve që kam marrë, e ndjej për obligim të ju njoftojë se nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Vendimi është krejtësisht personal. Por unë vazhdoj të jem pjesë e AAK-së dhe do t’i mbështesë bashkëpartiakët e mi. Me Ramushin president, ditë të mira e presin Kosovën!”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.