Ish-ministri i Shëndetësisë shpreh ngushëllime për vdekjen e anëtarit të LDK’së

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kandidatit për deputet nga radhët e LDK’së, Milaim Berisha, njëherësh edhe profesor në gjimnazin “Ahmet Gashi” në kryeqytet.

Vitia, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar disa fjalë për vdekjen e profesorit Berisha, i cili e humbi betejën me koronavirus.

“Sapo mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e parakohshme të profesor Milaim Berishës. Profesor Milaimi humbi betejën me Covid 19 përkundër që çdo herë ka qenë i fortë dhe nuk është dorëzuar kurrë. Do ta kujtojmë si një njeri të urtë fjalë pak por me zemër të madhe”, ka shkruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai iu ka shprehur ngushëllime miqve, nxënësve, kolegëve e familjarëve të të ndjerit.