Ish-ministri i Shëndetësisë: Jam i gatshëm që vaksinën kundër Covid-19 ta marr para mediave

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka thënë se është i gatshëm që para mediave ta merr vaksinën anti-COVID.

Alush Gashi, madje ka publikuar një fotografi, ku tregon se si në vitin 2009 gjatë gripit të derrit AH1N1 ishte vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj para dy ditësh ka thënë se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer e të cilat do të jepen falas për qytetarët.

Ky është postimi i Gashit:

Ne vitin 2009, gjate kohes se gripit te derrit AH1N1, pas nje pune intensive se bashku me ekipin tim ne Ministri te Shendetesise ne bashkepunim me partneret nderkombetare, patem artitur qe ne kohe te shpejte ta sjellim vaksinen kunder ketij gripi.

Per te ngritur besimin tek publiku mbi vaksinen dhe efektet e saj, pata vendosur qe te vaksinohem i pari ne Republike dhe ate ta beje live para mediumeve.

Nese eshte nevoja, jam i gatshem qe edhe vaksinen kunder covid-19 ta marr serish para mediumeve.

Se bashku, do te ja dalim.

Fotot e vitit 2009 gjate vaksinimit se bashku me drejtorin e zyres te OBSH per Kosove, Skender Syla, dhe bashkepunetorin tim Dr. Faik Hoti