Ish-ministri i Drejtësisë pasi Kuvendi refuzoi Kodin Civil: Çfarë do t’i thotë Kurti kongresistit Torres që është deklaruar hapur homoseksual

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e quan gabim të Kuvendit të Kosovës refuzimin për të miratuar ndryshimet në Kodin Civil të Kosovës.

Selimi në “Debat Plus” ka thënë se gabimi më i madh ka qenë Kurtit që nuk ka mundur të bind deputetët e tij për një ligj aq të rëndësishëm.

“Sot deputetët e Kuvendit votuan edhe kundër të drejtave të grave. Deputetët votuan kundër trashëgimisë, votuan kundër motrave tona pasi nuk iu ndahet pasuria”.

Ai thotë se këtë ligj e kanë pranuar Sllovenia, Mali i Zi por nuk e pranoi Kosova.

“Ata që ishin kundër sot e pashë e kanë huq poentën e Kodit Civil”

“Barra kryesore i bie partisë në pushtet pasi i ka 61 vota. Kjo parti sa mundet ia bënë twet, ri-tweet, share deklaratës së Ritchie Torres i cili iu kërkoi pesë vendeve të BE-së ta njohin Kosovën. Ai ka deklaruar haptas se është gay. Kjo parti ka standard të dyfishtë dhe nuk i mbledh deputetët e saj për këtë çështje të rëndësishme”.

Selimi thotë se pozita e ka pas për detyrë t’i mbledh deputetët e saj për të votuar Kodin Civil.

“Nesër pasnesër do të kemi një kryeministër që shkon në Amerikë. Çfarë do t’i thotë ai Richard Torresit i cili është pasardhës i Eliot Engel-mbështetësi më i madh i shqiptarëve”.

Ish-ministri nga radhët e AAK-së thotë se ministrja Haxhiu sot e ka bërë detyrën e vet si duhet.

“Ky refuzim i jep Kosovës një disavantazh në rrafshin ndërkombëtar pasi ne i kemi përfaqësuar vlerat perëndimore”, deklaroi Selimi./Telegrafi/