Pas mospranimit të Kosovës në organizatën INERPOL, ka reaguar ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni i cili ka thënë që ky ka qenë një lajm i pritshëm.
Hyseni ka thënë se ka qenë i bindur që Kosova i ka punët keq, pasi gabimi është bërë vitin e kaluar, sipas tij.

“Fatkeqësisht ka ndodhur ajo që unë jam frikësuar dhe indinjuar që me gjithë bindjen time i kemi punët keq, gabimi është bërë vitin e kaluar, sivjet Rusia ka pasur mundësi të hapur të lobojë kundër .Është sot ministria jonë e jashtme po vajton sesi ka lobuar kundër, mos kanë pritur që Serbia do të lobojë pro?, kjo është një situatë vërtetë qesharake”, ka thënë ai për kallxo.com