Ish-ministri gjerman pas protestave pro-Putin në Serbi: E neveritshme, turp për ju

Ish-ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka reaguar pas protestave pro presidentit rus, Vladimir Putin, që u mbajtën në Serbi.

Roth i cili është edhe deputet Bundestag ka shkruar se protestat e serbëve pro invazionit rus janë të neveritshme.

“Turp për ju. Ju pështyni në vlera evropaine. E neveritshme”, ka shkruar ai në Twitter.