Ish ministri Bejtush Gashi propozohet ambasador në një shtet fqinj të Kosovës

Vetëm dy ditë pasi i mbushi pesë muaj në kabinetin qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi u largua nga kjo pozitë.

Ballkani.info kishte raportuar i pari për këtë shkarkim, ndërsa arsyetimi i AKR-së ishte se Gashi po largohet për shkak të performacës së tij si ministër.

Mirëpo, duket se Gashi nuk do të mbetet i papërfshirë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ballkani.info merr vesh se ai është propozuar për ambasador në njërin nga shtetet fqinje të Kosovës.

Nuk dihet nëse kërkesa që ai të emërohet ambasador do të merr pelqimin e institucioneve përkatëse.

Ballkani.info ka tentuar të flas me Gashin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike dhe mesazheve të dërguara. /Ballkani.info/