Ish ministri Bajram Hasani po shpërndanë “fake news” për ta goditur partinë e tij

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy problemet të cilat Kosova asesi nuk po arrin t’i çrrënjosë.

Një raport i kinse i publikuar nga ‘Amnesty International’ e ka nxjerrë Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon. E me këtë ka ironizuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke thënë se është vetëm një perceptim, shprehje kjo që e përdorin politikanët për të minimizuar nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e partisë së Fatmir Limajt, Bajram Hasani, ka ironizuar me një raport të “Transparency International”, i cili e nxjerr Republikën e Kosovës i shtetin më të korruptuar në rajon.

Në një reagim në profilin e tij, Bajram Hasani, i cili u shkarkua muaj më parë më kërkesë të partisë së tij, me tallje e thotë se një gjë e tillë është vetëm një përshtypje.

“Veç perceptim është “, ka qenë shkrimi i ish-ministrit me të cilën e ka shoqëruar fotografinë në të cilën shfaqen tabelat të cilat e nxjerrin vendin si shtetin më të korruptuar në rajon.

Megjithatë po del që ish ministri Hasani po shpërndanë dhe po bën propagandë me lajme të rrjeshme “fake news”, shkruan Ballkani.info.

“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është duke qarkulluar një grafikë e rrejshme (fake neës) me logo të Transparency International. Grafika nuk është e autorizuar nga TI edhe nuk përmban informata të sakta. Raporti zyrtar Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (Corruption Perceptions Index CPI) për vitin 2018 do të publikohet nga Transparency International me dt. 29 janar 2019”, ka sqaruar Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së. /Ballkani.info/