Ish-luftëtari i ISIS thotë se dëshiron ta bëj Kosovën shtet Islamik

Kanë kaluar pothuajse 5 muaj nga lirimi i të riut kosovar, i arrestuar nën dyshimet e organizimeve terroriste dhe pjesëmarrje në një organizatë të tillë. Ai edhe në kohë sa ishte nën arrest, krenohej me faktin që ishte pjesë e ISIS.

Krimet, shpërthimet, vrasjet e ndryshme tashmë nuk ishin diçka e rëndë për të. Ai ishte dënuar në vitin 2015 për xhihadizëm, ku pastaj bëri edhe disa paraqitje mediale ku nuk shprehej aspak pishman për aktivitetet e tij.

Lirimi i tij në një periudhë kaq të shkurtë kohore, përbën shqetsim, jo vetëm për shoqërinë civile por arrin në një masë sa të flitet për të edhe në media ndërkombëtare. Një ndër to është edhe The Times e cila e ka parë si të paarsyeshem lirimin e këtij personi.

Çka e bën edhe më shqetësues faktin e lirimit të tij, janë deklaratat e Lirimit pas daljes nga burgu.

“Kalifati nuk ka mbaruar, është vetëm fillimi. Dua ta shoh Kosovën si shtet islamik dhe jam i gatshëm të vdes për këtë qëllim”, ka thënë ai.

Njëra nga prokuroret speciale të shtetit kosovar, Fikrije Krasniqi, ka cekur se nuk është problem për prokurorinë që të ndjek penalisht këta persona, por problemin e sheh tek “butësia” e ligjeve aktuale rreth terrorizmit.

“Ne nuk e kemi problem t’i burgosim të gjithë pjesëtarët e shtetit islamik të dyshuar për terrorizëm dhe përderisa janë në burgim, ata duken se ndërrojnë mendje, por nuk janë njësoj pasi që të lirohen” ka thënë ajo.

Pas rrezikut të shfaqur nga të burgosurit e ISIS-it, qeveria kishte marrë hapa drejt progresit të de-radikalizmit të të burgosurve, veprime këto që patën mbështetjen e autoriteteve amerikane dhe britaneze.

Autoritetet kosovare kanë informacion rreth 348 personave të rinjë, të cilët iu kanë bashkangjitur luftës së ISIS, ku edhe shumica prej tyre kanë vdekur.

Kujtojmë se investimet arabe kanë rënë dukshëm që nga periudha e vitit 2015, kur edhe institucionet ishin alarmuar nga përhapja e shpejtë e radikalizmit në vendin tonë.