Ish lojtari i Interit pranë shkarkimit nga Genoa

Zgjat vetëm dy muaj përvoja e Thiago Mottas në stolin e Genoas në Serie A.

I emëruar në këtë detyrë në vend të Aurelio Andreazzolit, që dha dorëheqjen, Italo-braziliani nuk ia doli të kishte impaktin e duhur te skuadra gjenoveze, duke grumbulluar vetëm 6 pikë në 9 ndeshje. Për rrjedhojë, Genoa renditet e fundit, me vetëm 11 pikë.

Pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi, por sipas medieve përtej Adriatikut, Motta është shkarkuar nga detyra.

Vendim e tij pritet ta marrë Davide Nicola, pas përgjigjes negative të Ballardinit.