Njeriu që dikur udhëhoqi Lëvizjen Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se është e pakuptimtë se si po shpërfillet Shefi i Qeverisë nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se wshtw pwr keqardhje pse bartësit kryesorë të institucioneve s’kanë kurrfarë koordinimi përballë dialogut me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar kolicionin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe sëkëndejmi Albin Kurtin kryeministër, me vullnet politik dhe me marrëveshje. Andaj sjellja e zyrtarëve të caktuar të saj karshi shpërfilljes së kryeministrit në vazhdimin e dialogut me Serbinë është e pakuptimtë. Aq më tepër që bashkë (e LDK më shumë) për një vit rresht e trumpetuan si fitore të madhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë eksplicite drejtimin e dialogut ia lë ekskuzivisht në dorë Kryeministrit.

“Është tejet e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen tonë si shoqëri nëse vazhdohet me këtë ç‘akordim institucional rreth një teme kaq të rëndësishme”, ka shkruar Ymeri, në një reagim në FB.

Ymeri ka thënë se VV e LDK po pësojnë nga mospërgjegjësia që kanë pasur në kohën kur ishin në opozitë derisa tash ende s’po dalin nga dëliri i fitoreve të pozitave shtetërore.