Ish kryetarit të Rahovecit i vdes nipi në aksident rrugor në Zvicër

Familja e Idriz Vehapit është sprovuar me një dhimbje të madhe.

Vëllait të ish kryetarit të Rahovecit dje i ka vdekur djali në një aksident rrugor në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Idriz Vehapi i cili mes dhimbjesh njoftoi te afërmit dhe miqtë se Denisi i vogël ka ndërruar jetë.

“Engjëlli i vogël, Denisi, djali i nipit tim, sot iku nga kjo botë! Nuk i mbijetoi një aksidenti në Zvicër, ku lindi dhe po rritej me familje. Dhimbja nuk e njeh kufirin, e Denisi na la dhimbje të tillë.
Pushofsh mes engjëjve, engjëll i vogël!”, ka shkruar Vehapi.

Image