Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Ka rënie të dukshme të këmbimit tregtar Kosovë-Shqipëri

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ka rënie të dukshme të këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai i është referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, ku thuhet se për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%

“Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak”, ka transmetuar Gërxhaliu.

“Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak”, citon Instatin ai.

“Dy shtete të një populli të ndarë sa larg e sa afër”, mbaron postimi i tij në Facebook.

Postimi i plotë i Gërxhaliut, pa ndërhyrje:

Rënje shqetësuese e këmbimit tregëtar në mes Kosovës dhe Shqipëris!

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.

Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra, nga 748 mijë tonë ne të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 40 për qind më pak.

Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak.

Dy shtete të një populli të ndar sa largë e sa afër!